“Gabim në përbërjen e listës”, Hila tregon të gjitha arsyet e dështimit të Berishës
Opinionisti Dritan Hila ka komentuar mbi mënyrën se si zgjodhi Sali Berisha dhe Partia e tij të zhvillonte fushatën, që për Hilën, është një dështim.
“Mendoj që Partia Socialiste maksimalizimin e votës e ka arritur duke targetuar në mënyrë kirugjikale se ku e ka votën dhe duke e përqëndruar atë. Rama i hodhi që të gjitha gurët dhe mjetet që kishte në luftë dhe mbajti një disiplinë të hekurt brenda partisë. Të gjithë vepronin si një trup i vetëm”, tha ai.
Më tej, Hila nënvizon se Partia Demokratike gaboi në përbërjen e listës së hapur dhe të mbyllur, që edhe kjo ka patur efektin e vet.
“Përballë kishim një makinë të shpartalluar. 4 të listës së mbyllur i kishte vënë nga Devolli, që dihet se ky vend nuk shkon fare me Korçën. Bëri një gabim të madh. Në Elbasan vë 4 elbasanllij dhe lë pa përfaqësim Peqinin, Gramshin, Librazhdin. Në Shkodër pastaj vë një deputet që deri para një muaj ishte në posterat e Edi Ramës dhe në Partinë Socialiste, dhe e fut në listë të mbyllur”, tha Dritan Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta