Partia Demokratike përmbys rezultatin në Lezhë, ndryshon ndarja e mandateve
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka përmbysur rezultatin në Lezhë duke kaluar në avantazh me 18,107 vota, që përbëjnë 44.28% të totalit të deritanishëm të votave të numëruara. Deri tani janë numëruar 156 nga 245 qendra votimi, ose rreth 64% e kutive. Ky rezultat e ka pozicionuar opozitën si forcë të parë në këtë qark, përkundër kryesimit të mëparshëm të Partisë Socialiste.
Partia Socialiste renditet në vend të dytë me 17,487 vota, ose 42.76%, duke humbur kështu epërsinë dhe një mandat që pritej ta fitonte në fazat e para të numërimit. Në bazë të këtij ndryshimi të rëndësishëm, ndarja e mandateve në Lezhë është 4 për PD-ASHM dhe 3 për PS.
Ky rezultat ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ndarjen përfundimtare të mandateve në rang kombëtar. Sipas projeksioneve të reja, Partia Socialiste ka tani 82 mandate në total, ndërsa Partia Demokratike ngjitet në 52 mandate. Kjo lë 6 mandate jashtë dy partive të mëdha, të cilat pritet të ndahen si më poshtë: 3 për Partinë Socialdemokrate, dhe nga një mandat për Partinë Mundësia, Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizjen Bashkë.
Në Lezhë, partitë e tjera kanë mbetur me mbështetje simbolike. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2,522 vota (6.17%), Partia Koalicioni Euroatlantik 857 vota (2.10%), dhe Partia Socialdemokrate 1,139 vota (2.79%), por asnjëra nuk arrin të sigurojë mandat në këtë qark.

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve