“Faleminderit nga zemra”- Rama i përgjigjet presidentit Macron për urimin e fitores
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, li bëri paraditen e kësaj të mërkure në lidhje me fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në një postim në platformën “X”, Rama falënderoi Macronin për urimi dhe fjalët e thëna dhe theksoi rëndësinë e veçantë që ky mesazh ka, jo vetëm për të si individ, por edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Faleminderit nga zemra, i dashur Emmanuel Macron, për mesazhin tuaj urues që ka një domethënie të jashtëzakonshme – jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të paparë më parë. Është një nder i vërtetë për Shqipërinë që të ketë mundësinë t’ju presë sërish si një mik të çmuar, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dhe që do të qëndroni më tej për të bërë një bilanc të bashkëpunimit tonë intensiv. Mirë se vini, mik i dashur!”, shkruan Rama.
Presidenti Macron, në urimin e tij drejtuar Kryeministrit Rama, shkroi:
“Urime Edi Rama, miku im i dashur, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Do të takohemi që këtë të premte për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që do të na mundësojë të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë!”
Presidenti francez pritet të mbërrijë në Tiranë në datat 15 dhe 16 maj, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë