Përplasje në KZAZ-në te shkolla “1 Maji”, policia nxjerr jashtë vëzhguesit

14 Maj 2025 | 14:29

Policia ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë të gjithë vëzhguesit në KZAZ numër 31 në kryeqytet, e vendosur në shkollën 1 Maji.

Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se vendimi ka ardhur me kërkesë të kryetarit të kësaj KZAZ me pretendimin se vëzhguesit po shqetësojnë grupet e numërimit. Në ambientet e KZAZ është lejuar të qëndrojë vetëm media.

Vëzhguesit kanë ngritur shqetësimin se grupet e numërimit nuk kanë bërë ndarjen e fletëve të votimit ku është votuar vetëm partia, apo partia dhe kandidati.

Sipas pretendimeve të tyre, fletët që është votuar vetëm partia, llogariten për X kandidatë. Për momentin numërimi është pezulluar me qëllim verifikimin e pretendimi të vëzhguesve.

Këtë çështje e nënvijëzoi më herët kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi teksa i bëri thirrje numëruesve të tregoheshin të kujdesshëm me numërimin e votës së kandidatëve.

“Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.

Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore”, paralajmëroi Celibashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026