Përplasje në KZAZ 40, policia tenton të nxjerrë me forcë vëzhguesit e “Mundësia”

13 Maj 2025 | 14:49

Kandidatja e Partisë Mundësia, Barbara Doda dhe vëzhgues të kësaj partie janë përplasur me numëruesit në KZAZ nr. 40 në Tiranë lidhur me pretendimet se disa fletë votimi për këtë parti ishin të pavlefshme.

Pas revoltës së kandidates, e cila ka kërkuar t’u tregohen fletët që pretendohet se janë të pavlefshme, anëtarët e KZAZ kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të nxjerrë jashtë përfaqësuesit e Mundësia.

Mbërritja e policisë është shoqëruar me përplasje mes vëzhguesve të Partisë Mundësia dhe efektivëve, të cilët kanë pretenduar se kanë urdhër për t’i nxjerrë jashtë nga KZAZ, gjë që nuk është pranuar nga vëzhguesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026