Elbasan/ Mbyllet numërimi i preferencialeve, PS fiton 10 mandate kundër 4 të PD-së

14 Maj 2025 | 22:05

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në qarkun Elbasan, ku Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë me 10 mandate parlamentare, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore ka arritur të fitojë vetëm 4.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 508 kuti votimi. PS ka marrë gjithsej 85,026 vota, duke lënë pas PD-në me 40,791 vota dhe një diferencë të konsiderueshme prej 44,235 votash. Lëvizja Bashkë, si forca e tretë në këtë qark, ka marrë 1,380 vota, pa arritur të sigurojë mandat.

Partia Socialiste do të dërgojë në Kuvend 10 deputetë – pesë nga lista e mbyllur dhe pesë nga lista e hapur, të cilët janë përzgjedhur përmes votave preferenciale.

Nga lista e mbyllur:

Arbjan Mazniku

Bora Muzhaqi

Ermal Elezi

Adi Qose

Evis Kushi

Kandidatët fitues nga lista e hapur:

Sara Mila – 18,592 vota

Saimir Hasalla – 9,359

Olsi Komici – 9,020

Aulona Bylykbashi – 8,302

Agron Gaxho – 5,955

Kandidatët e tjerë me më shumë vota preferenciale, por pa arritur të sigurojnë mandat, janë:

Shkëlqim Bullari – 4,405

Geldon Fejzo – 4,209

Luan Duzha – 3,395

Desantila Tahiraj – 2,947

Florenc Spaho – 2,784

Partia Demokratike humbet një vend nga lista e mbyllur.

Nga pesë emrat e listës së mbyllur të PD-së, vetëm katër kanë arritur të fitojnë mandat. Aurel Bylykbashi mbetet jashtë Kuvendit për shkak të rezultatit të ulët në votat preferenciale.

Deputetët e PD-së nga lista e mbyllur:

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto

Klodiana Çapja

Blendi Himçi

Kandidatët më të votuar preferencialisht në PD:

Qani Xhafa – 5,927

Ilirjan Alliu – 4,848

Dritan Cani – 3,649

Dritan Mitarja – 3,012

Dashamir Xhika – 2,924

Rezultati përfundimtar në Elbasan për zgjedhjet parlamentare:

Partia Socialiste: 85,026 vota – 10 mandate

Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore: 40,791 vota – 4 mandate

Lëvizja Bashkë: 1,380 vota – 0 mandate

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku ndarja ishte 8 mandate për PS dhe 6 për PD, rezultati i këtij viti përfaqëson një përmbysje të dukshme në favor të mazhorancës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026