“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

14 Maj 2025 | 21:02

Sali Berisha, Kreu i PD-së, ka zhvilluar një takim me drejtuesit politikë, 4 prej të cilëve munguan në këtë mbledhje, më konkretisht Ina Zhupa, Albana Vokshi, Jozefina Topalli dhe Luçiano Boçi.

Nga selia e PD-së, ai nisi fjalën e tij me mirënjohje ndaj mbështetësve demokratë që i besuan votën e tyre Berishës. Më tej, ai vë theksin në procesin e zgjedhjeve që sipas kreut të PD-së, janë vjedhur.

“Mirënjohje për qindra e mijëra qytetarë që në kushtet më të vështira votuan si qytetarë të lirë për vlerat ideale që besonin dhe votuan kundër një regjimi që në traditën më antidemokratike ka shndërruar krimin në faktor kryesorë elektoral, krimin në votë dhe votën në krim.

Mirënjohje  e veçantë për të gjithë komisionerët që përballen prej 3 ditësh me presione dhe mbrojnë me integritet votën e shqiptarëve. Gjithashtu mirënjohje ndaj strukutrave në këtë proces që pati si rezultat final plaçkitjen më të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar.

Në këto zgjedhje u faktua në mënyrë të pakundërshtueshme se sa më e madhe vjedhja dhe korrupsioni aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre, vota në krim.

Regjimi që grabiti zgjedhjet e 11 majit nuk e bëri këtë fshehtas, e bëri këtë publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Ai shpërndau dhuratë për votë 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48% të zgjedhësve në Shqipëri. Kjo është shkelje publike e rëndë”, u shpreh Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026