Trump sinjalizon mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Sirinë

14 Maj 2025 | 22:37

Ishte një takim i shkurtër, por i ngarkuar me simbolikë: Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Sirinë, pas një takimi të papritur me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, një ish-luftëtar që dikur kishte lidhje me Al-Kaedën.

Takimi, i zhvilluar në një pallat mbretëror në Riad dhe që zgjati 37 minuta, vjen vetëm pak muaj pas rënies së regjimit të gjatë të familjes Assad, rrëzuar nga forcat e al-Sharaa. “Mendoj se ai ka potencialin,” u shpreh Trump pas takimit.

Ishte një moment i paimagjinueshëm deri vonë – vetë al-Sharaa ka qenë më parë në listën e të kërkuarve të SHBA-së, me një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij, i cili u hoq në dhjetor të vitit të kaluar.

Pamjet nga takimi tregojnë një bisedë të kujdesshme përmes përkthyesit, mes një atmosfere formale dhe tensioni fillestar. Princi i Kurorës Saudite, Mohammad bin Salman, u pa ulur pranë tyre me një qëndrim entuziast, ndërsa Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në mënyrë virtuale përmes telefonit.

Sipas Trump, ishin pikërisht këta dy liderë rajonalë që ndihmuan në bindjen e tij për të hequr sanksionet ndëshkuese të SHBA-së ndaj Sirisë.

Njoftimi për këtë ndryshim të mundshëm kursi diplomatik u bë publik në një forum të përbashkët investimesh SHBA-Saudite, ku Trump u prit me duartrokitje në këmbë, pavarësisht qëndrimeve të tij të mëparshme se “SHBA-të nuk kishin interes në Siri”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026