Barcelona 1 hap larg titullit, blaugranëve u duhen 3 pikët ndaj Espanyol
Barcelona është një hap larg titullit kampion në Spanjë, ndërsa i nevojitet fitorja në përballjen e mbrëmjes ndaj Espanjolit. Më herët, Reali mori një fitore me përmbysje, ndërsa diferenca mes tyre është 4 pikë.
Në rast fitore në derbin ndaj Espanyolit Barcelona do të shpallet kampione e La Ligas për këtë sezon, ku luan duelin e javës së 36. Blaugranët e shohin veten 4 pikë përpara Realit të Madridit, i cili aktualisht ka dhe 2 ndeshje në dispozicion, ndërsa katalansit 3. Në rast se fitojnë në mbrëmje, diferenca do të shkonte në +7 dhe automatikisht do ti shpallte kampionë të Spanjës.
Reali i Madridit arriti të marrë një fitore me përmbysje të mërkurën, për të qëndruar sa më pranë Barcelonës me ndjekjen që vijon prej javësh. Në duelin ndaj Majorkas në Bernabeu, miqtë realizuan të parët me Valjent, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. NË të dytën, los blancos arritën të përmbysin rezultatin në 2-1 me golat e Mbappe dhe Ramon në limite.
Humbja në El Klasikon e pak ditëve më parë ndaj Barcelonës, i ka vështirësuar llogaritë për madrilenët të cilët tanimë janë thuajse pa shpresë në garën për titull. Blaugranëve i duhen vetëm 3 pikë, kur mbeten dhe 3 javë për ta deri në përfundim, por kampionati mund të mbyllet që sonte, sa i përket trofeut. Pavarësisht se ka 3 mungesa të sigurta dhe 2 lojtarë në dyshim, për Barcelonën pritet që ky test të kalojë pa vështirësi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta