Lista “bombë”, kush janë 8 lojtarët që mund të largohen nga Barcelona këtë verë

14 Maj 2025 | 16:56

Barcelona pritet të përjetojë një revolucion të vërtetë në merkaton e verës.

Klubi katalanas ka marrë vendimin për t’u ndarë me 8 futbollistë në fund të sezonit, përfshirë edhe disa emra të rëndësishëm si Ronald Araujo dhe Gavi.

Drejtuesit e klubit, nën drejtimin e drejtorit sportiv Deco, kanë nisur planet për sezonin e ardhshëm, ndonëse ky aktual ende nuk ka përfunduar.

Barcelona ka fituar një trofe dhe është ende në garë për titullin kampion, por eliminimi nga Champions League ka lënë një shije të hidhur.

Për këtë arsye, në klub janë të bindur për të nisur ndryshimet.

Lista e largimeve përfshin emra surprizë si Araujo, Gavi, por edhe Fermín López.

Po ashtu, nuk janë në planet e ardhshme të skuadrës lojtarët Iñaki Peña, Héctor Fort, Pablo Torre, Pau Víctor dhe Ansu Fati, i cili ka pasur shumë pak minuta këtë sezon.

Ndërkohë, interes i madh ka ardhur për dyshen Raphinha – De Jong.

Për brazilianin, ofertat vijnë nga Arabia Saudite, ndërsa për mesfushorin holandez është rikthyer interesimi i Manchester United.

Megjithatë, presidenca nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tyre.

Në rast se portieri Szczęsny largohet, Barcelona do të kërkojë një zëvendësues të denjë.

Drejtori Deco ka deklaruar se në çdo repart do të ketë përforcime me lojtarë të rinj, në përpjekje për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026