Ancelotti shkruan historinë, 10 milionë € në vit për të drejtuar Brazilin

14 Maj 2025 | 16:36

Carlo Ancelotti vendosi të mbyllë aventurën me Real Madridin, për t’iu bashkuar Kombëtares së Brazilit në fund të këtij sezoni.

Me këtë lëvizje, italiani bëhet trajneri më i paguar i një ekipi kombëtar në histori, me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon – një shumë që tejkalon ndjeshëm trajnerët e tjerë në arenën ndërkombëtare.

Ancelotti ka firmosur kontratë me Brazilin deri në vitin 2026, me synimin e qartë: fitimin e Kupës së Botës.

Ky është një moment historik për Brazilin, pasi Ancelotti bëhet trajneri i parë europian që drejton “Seleçãon”, pesë herë kampione bote.

Ai do të ketë në dispozicion edhe një avion privat, për të udhëtuar lirshëm drejt Evropës ose Kanadasë, ku jeton bashkëshortja e tij Mariann.

Debutimi me Brazilin më 5 qershor

Carlo Ancelotti largohet zyrtarisht nga Real Madridi më 25 maj, ndërsa debutimi i tij në krye të Brazilit do të jetë më 5 qershor, në Guayaquil, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Ekuadorit.

Sfida e parë nuk pritet të jetë e lehtë. Ekuadori ndodhet në vendin e dytë të renditjes, pas Argjentinës, me dy pikë më shumë se Brazili, i cili është aktualisht në vendin e katërt.

Neymar dhe Casemiro në planet e Ancelottit

Sipas mediave braziliane, Ancelotti ka nisur punën që tani. Ai ka kontaktuar Neymarin për të mësuar mbi gjendjen e tij fizike, pasi sulmuesi i Santos nuk ka luajtur për Brazilin që nga tetori 2023.

Në të njëjtën kohë, trajneri italian po mendon të rikthejë edhe Casemiron në ekipin kombëtar, pavarësisht një sezoni të vështirë me Manchester United.

Mesfushori ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola, ndërsa ka munguar në kombëtare për më shumë se një vit e gjysmë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026