Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj 2025 | 19:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës, duke thënë në një tryezë në Katar se SHBA-ja do ta “bënte atë një zonë të lirisë”.

Ai shtoi se nuk ka mbetur më asgjë për të shpëtuar në tokën palestineze.

Trump e përmendi për herë të parë idenë për Gazën në shkurt, kur tha se SHBA-ja do ta rindërtonte atë dhe do t’i detyronte palestinezët të shkonin gjëkundi.

Plani i tij u dënua gjerësisht, dhe palestinezët, vendet arabe dhe Kombet e Bashkuara thanë se një gjë e tillë do të përbënte spastrimit etnik.

Shumica e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është e zhvendosur brenda vendit, si pasojë e luftës së Izraelit, e cila i ka vrarë gati 53.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026