Samiti Europian/ Kryeministri Rama mirëpret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social facebook, teksa zhvillon mikpritjen ndaj Mark Rutte, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.
Një pjesë e liderëve ka mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, do të nis punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”. Në këtë mënyrë shënohet takimin për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pranë Skënderbeut/ Rama zbulon imazhe të ‘Shtëpisë së Evropës’ që do presë 47 liderë
- Axhenda e Samitit në Tiranë, çfarë pritet nga ceremonia e mirëseardhjes së liderëve
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë