“Putin bëri një gabim të madh” – Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

16 Maj 2025 | 10:24

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte komentoi për mediat ndërkombëtare nga Tirana, negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi, më ndërmjetësimin e sekretarit amerikan të shtetit Rubio.

Rutte e cilësoi gabim shumë të madh nga ana e Putin faktin që në këto negociata ka dërguar një delegacion të nivelit të ulët gjë që tregon sipas tij mungesë serioziteti.

“Putin ka bërë një gabim të madh që ka çuar një delegacion të nivelit të ulët në bisedime. Ai e di shumë mirë se topi është në fushën e tij. Duhet ta marrë seriozisht një marrëveshje armëpushimi.

Ai e di shumë mirë si negociohet, por bëri një gabim shumë të madh duke çuar një delegacion të nivelit të ulët në Turqi”, tha Rutte.

Delegacioni rus kryesohet nga këshilltari i Putin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026