Merz në Samitin Europian të Tiranës: Jam i lumtur, pres të bashkëpunoj me…

16 Maj 2025 | 11:10

Me mbërritjen e tij në Samitin Europian të Tiranës, kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një mesazh të shkurtër para mediave, teksa shprehet mjaft i kënaqur për vizitën e tij në Shqipëri.

“Jam i lumtur që jam këtu për herë të parë për këtë takim. Po shikoj dhe po pres të takoj liderët europian. Po shikoj të bashkëpunoj dhe dëgjoj liderët që janë këtu, me vendet anëtare të BE-së por dhe vende të tjera që nuk janë anëtare”, u shpreh Merz.

Pak më parë Merz bëri gjithashtu një reagim në rrjetin social X nga ku vlerësoi organizimin e një Samiti në përmasa të tilla.

“Takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian në Ballkanin Perëndimor është një shenjë e rëndësisë së veçantë të rajonit për Evropën. Evropa mbahet e bashkuar nga vlerat tona të përbashkëta – madje edhe përtej vendeve të BE-së. Ne duhet të qëndrojmë së bashku më ngushtë se kurrë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026