Protesta e opozitës, qytetari: Janë vjedhur zgjedhjet, njerëzit u kërcënuan
Partia Demokratike po zhvillon këtë të premte një protestë, e cila ishte paralajmëruar para disa ditësh nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Protesta po zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahet edhe Samiti i VI i Komunitetit Politik Europian. Policia nuk e ka lejuar zhvillimin e kësaj protestë brenda perimetrit të sigurisë së vendosur për mbarëvajtjen e Samitit, ndaj protesta po mbahet në kryqëzimin pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Duke qenë se rrugët në këtë zonë kanë qenë të bllokuara deputetë të Partisë Demokratike janë parë duke ecur me këmbë drejt vendit ku do të mbahej protesta.
Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të cilët para kamerës së Euronews Albania të cilët janë shprehur se i janë bashkuar protestës pasi “zgjedhjet janë vjedhur”.
“Janë vjedhur zgjedhjet. unë kam sa të duash njerëz që donin të vinin me mua këtu sot dhe nuk kanë ardhur se thoshin, por të më shikojnë mua në protestë më vijnë te dyqani, më ndalojnë me makinë. Është turp ta diskutosh këtë, por ky ka kaluar në regjim”,-tha qytetari.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta