Frederiksen: Rusia kërcënim për Evropën, riarmatimi duhet të jetë prioriteti numër 1

16 Maj 2025 | 19:07

Duke folur nga Tirana në një konferencë me Kryeministrin Edi Rama, Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cilësoi Rusinë si kërcënim për Evropën dhe si një shtet që po përpiqet të shkatërrojë demokracinë.

“Dua të theksoj se siguria do të jetë përparësi, pasi jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është kërcënim për të gjithë ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë,” tha Frederiksen.

Ajo theksoi se riarmatimi duhet të jetë prioriteti numër 1 për Evropën.

“Rusia është kërcënim i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë. Riarmatimi duhet të jetë prioriteti nr 1 i yni. Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte por s’kemi parë sinjale ende nga Rusia kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës. Sa u përket sanksioneve, deri tani SHBA ka qenë shumë e qartë. Ajo që i kërkojmë Rusisë është të bëjë atë që po bën Ukraina në tryezë, që të realizojë dhe të gëzojë një armëpushim 30-ditor. Kemi parë se SHBA është e gatshme të vendosë më shumë sanksione në tryezë nëse Rusia nuk bie dakord, ashtu siç kemi bërë edhe ne. Deri tani, Rusia nuk ka qenë e gatshme. Unë këshilloj t’i hedhim sytë drejt sistemit bankar, energjisë, gazit dhe flotës”, shtoi ajo.

Kryeministrja Frederiksen foli edhe për rëndësinë e konkurrencës së kompanive evropiane dhe për nevojën për të siguruar energji me kosto të ulët, duke përjashtuar përdorimin e burimeve energjetike ruse. Ajo përmendi gjithashtu çështjen e emigracionit, duke thënë se ka pasur një fluks të pakontrolluar, me pasoja të shumta për vendet evropiane.

Kujtojmë se Danimarka do të mbajë samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026