Hoxhaj: Pozicioni i Britanisë ndaj Serbisë i ndikuar nga plani për kamp refugjatësh
Profesori shqiptar Andi Hoxhaj foli live nga Britania e Madhe në emisionin “Balkan Talks”, ku diskutoi mbi synimet e fundit të Britanisë për ngritjen e një kampi refugjatësh në Ballkanin Perëndimor.
Hoxhaj theksoi se, duke qenë se Britania është në negociata me të gjitha shtetet e rajonit për këtë plan, ajo nuk mund të bëjë kritika ndaj këtyre vendeve derisa çështja të marrë një drejtim të qartë.
Ai shtoi se në këto shtete përfshihet edhe Serbia, dhe se qasja e Britanisë në këtë moment është pozitive, përfshirë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij, Keir Starmer është përfshirë në bisedime me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të mundësuar realizimin e këtij plani të qeverisë britanike.
“Duhet ta them qartë: Britania e Madhe nuk mund të kritikojë Vuçiç për momentin, pasi ka hyrë në negociata për ngritjen e një kampi refugjatësh në Ballkanin Perëndimor. Është diskutuar me Shqipërinë, dhe po zhvillohen bisedime me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë situatë, Britania nuk mund të shprehë shqetësime për Serbinë, sepse është në komunikim të drejtpërdrejtë me qeverinë e Vuçiçit. Pozicioni i saj do të bëhet i qartë vetëm pasi të zgjidhet kjo çështje”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se edhe kryeministri portugez Antonio Costa ka vizituar Serbinë, duke bërë deklarata pozitive për qeverisjen e Vuçiçit dhe bashkëpunimin e tij me BE-në në disa fusha.
“Ndërkohë, një grup deputetësh nga Partia Laburiste, miq të Kosovës, i kanë dërguar një letër ministrit të Jashtëm britanik David Lidington, ku kërkojnë që Britania të mbajë një qëndrim më të ashpër dhe më të qartë ndaj Serbisë. Për këtë letër, ai ende nuk është përgjigjur”, përfundoi Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)