KUBI shpjegon ‘Grushtin e Shtetit’

19 Shkurt 2020 | 17:03

Duke akuzuar qeverinë dhe specifikisht Kryeministrin Edi Rama për kapje të institucioneve të drejtësisë, Presidenca dhe vetë Presidenti Ilir Meta kanë përdorur gjatë dy ditëve të fundit termat “grusht shteti” dhe “puç”.

Por çfarë është grushti i shtetit në vetvete dhe çfarë dinë qytetarët? Redaksia e KUBI-t pyeti persona të ndryshëm, dhe përgjigjet ishin të larmishme. Disa qytetarë e dhanë përkufizime të sakta, ndërsa të tjerë ishin të paqartë apo e ngatërronin puçin me revolucionin.

I njohur ndërkombëtarisht edhe si “coup d’état” nga frëngjishtja, apo thjesht “Coup” (puç), sipas përkufizimit të Wikipedia, grushti i shtetit është përmbysja e një qeverisjeje ekzistuese përmes mjeteve jodemokratike. Zakonisht, bëhet fjalë për një marrje të paligjshme të pushtetit nga diktatorët, ushtria apo një forcë politike.

I vetmi rast i diskutuar si grusht shteti në Shqipëri është ai i trazirave të vitit 1998. Por qëndrimet mbi këtë ngjarje janë të ndryshme dhe ende sot nuk ka konsensus nëse pushtimi i përkohshëm i disa institucioneve nga protestuesit e opozitës përbënte grusht shteti.

Rasti më i freskët dhe më i afërt gjeografikisht me Shqipërinë, i pretenduar si tentativë për grusht shteti, është ai i vitit 2016 në Mal të Zi. Në ndjekje të një fushate arrestimesh, qeveria e këtij vendi deklaroi se elementë pro-rusë kishin planifikuar të merrnin pushtetin me dhunë.

Rasti më i bujshëm i viteve të fundit është sërish në vitin 2016. Bëhet fjalë për tentativën për grusht shteti nga një grup ushtarakësh në Turqi, e cila rezultoi në dhjetëra viktima si dhe në një fushatë arrestimesh dhe përndjekjesh që vazhdon edhe sot.

Ndërkaq në Wikipedia mund të gjendet një listë e gjatë e grushteve të shtetit, të ndara sipas vendeve përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022