Rama: Evropa gati për një epokë të artë, Shqipëria partner kyç i SHBA-së dhe BE-së

17 Maj 2025 | 12:24

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti francez Emmanuel Macron, shprehu krenarinë për ndryshimet e realizuara në Shqipëri.

“Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur deri më tani. Askush nuk do ta kishte imagjinuar atë çfarë po ndodh sot, as dje, por po flas për imagjinatën e 5 ose 10 viteve më parë. Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe tani jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është diçka që na jep shumë kënaqësi, por gjithashtu na tmerron, sepse përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate të nivelit të lartë rritet çdo ditë”, tha ai.

Duke iu referuar fjalëve të Trump për “epokën e artë” të SHBA-së, Rama u shpreh se kjo mund të jetë e mundur edhe për Evropën, nëse ajo arrin të mendojë jashtë kornizës dhe të veprojë me guxim.

“Jemi të vetëdijshëm që kohërat që po jetojmë janë të ndërlikuara. Besoj dhe vazhdoj të besoj se kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën, ai thotë gjysmën e të vërtetës. Unë besoj se gjysma tjetër është që Zoti e shpëtoi sepse ka një plan edhe për Evropën. Dëshiroj të ndaj me ju këtë bindje, sepse kur dëgjova presidentin e SHBA të fliste për një ‘epokë të artë’, ndjeva se një epokë e tillë mund të hapet edhe për Evropën. Gjithçka do të varet nga sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe do të veprojmë, duke kuptuar që në këtë botë të gjithë po bëjnë të pamendueshmen, ndërsa Evropa ka vazhduar të mendojë njësoj siç mendonte edhe para këtij momenti që po kalojmë. Evropa mund dhe duhet të mendojë të bëjë të pamendueshmen. Nuk është e vështirë të kuptosh se si mund të duket kjo e pamendueshme. Përvoja dhe kultura e ndryshimit duhet të evoluojnë dhe ne mund të hapim një epokë të pabesueshme për Evropën”, tha kryeministri.

Rama theksoi edhe suksesin e samitit të zhvilluar, duke përmendur se, megjithëse shumë vende perëndimore kanë organizuar ngjarje të ngjashme, Shqipëria arriti të ofronte një eksperiencë të veçantë për të ftuarit, duke ofruar gastronomi të lartë. Ai shtoi se Shqipëria është e lidhur me shumë partnerë të fuqishëm si SHBA, BE, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

“Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam se sa e ndërlikuar është të organizohet një ngjarje e madhe, por mendoj se ia dolëm mbanë. Edhe pse në pjesën perëndimore të Evropës janë mbajtur kaq shumë ngjarje të ngjashme, në fund mendojnë se të ftuarit meritojnë ushqime të shpejta, ndërkohë që ne iu ofruam majën e gastronomisë për t’u siguruar që ata të ndiheshin sa më mirë, dhe mendoj se ia dolëm me sukses. Jemi këtu për të përcjellë mesazhin se ky vend ka nevojë për më shumë dhe që Shqipëria ka nevojë për më shumë njerëz që të na besojnë. E mira e Shqipërisë është që ne jemi miq të mirë me shumë njerëz. Ne duam që miqtë dhe të ftuarit tanë të jenë partnerë të SHBA dhe BE, por gjithashtu të jemi të bekuar nga partneritetet që kemi me Emiratet dhe Arabinë Saudite. E kemi ndjekur me kujdes vizionin e këtyre vendeve dhe po përpiqemi të mësojmë nga realitete të ndryshme, duke bërë maksimumin për të nxjerrë më të mirën prej tyre”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026