Mbahet në Vatikan mesha e inaugurimit të Papa Leonit XIV

18 Maj 2025 | 12:24

Papa Leoni XIV premtoi sot në fjalimin e tij në Meshën inauguruese në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan se do të punojë për unitetin në mënyrë që Kisha Katolike Romake të bëhet simbol i paqes në botë. Në predikimin e tij para dhjetëra mijëra besimtarëve, zyrtarëve botërorë dhe të kishës, Papa Leoni tha se dëshiron që Kisha Katolike Romake të jetë e bashkuar, raportoi AP.

Agjencia deklaron se thirrja e Papës për unitet është domethënëse duke pasur parasysh polarizimin në Kishën Katolike Romake në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Më parë, Papës i dhuroheshin simbolet zyrtare të detyrës së tij papnore – paliumi, një veshje liturgjike, dhe unaza papnore, një unazë peshkatari.

Veshja liturgjike është bërë nga leshi i qengjit, që simbolizon rolin e Papës si bari i besimtarëve. Paliumi vishet mbi shpatull dhe fiksohet me tre gjilpëra që ngjajnë me gozhdët në kryqin e Krishtit.

Unaza e Papës, e njohur edhe si unaza e Piscatorit, simbolizon marrëdhënien e Papës me Shën Pjetrin, i cili ishte peshkatar. Unaza shkatërrohet ose thyhet pas vdekjes së papës.

Mesha inauguruese e Papa Leon XIV u zhvillua në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, raporton Ansa. Përpara kurorëzimit të tij, Papa kaloi për herë të parë këtë mëngjes me papamobilin nëpër Sheshin e Shën Pjetrit dhe përshëndeti besimtarët.

Papa u përshëndet me dorë besimtarëve të mbledhur, të cilët valëvitnin flamuj dhe bërtisnin “Rroftë Papa!”. Kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit ranë ndërsa papamobili kaloi ngadalë nëpër shesh. Besimtarët valëvitnin flamuj peruanë, amerikanë, të Vatikanit dhe të vendeve të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026