Papa Leoni XIV do kremtojë sot Meshën e parë të Shenjtë në Kapelën Sistine

9 Maj 2025 | 07:30

Kreu i ri i Kishës Katolike, amerikani Robert Prevost nga Çikago, u bë papa i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në histori, pasi u zgjodh papë dje gjatë konklavës, shkruan Sky News.

Emri i tij – Leon – u përdor për herë të parë gjatë papatit të Leon XIII, i cili zgjati nga viti 1878 deri në vitin 1903.

Edhe pse prej kohësh ka ekzistuar një rregull i pashkruar kundër zgjedhjes së një Pape nga SHBA-ja për shkak të ndikimit global të atij vendi, Leon XIV pranohet gjerësisht midis kardinalëve, veçanërisht nga Amerika Latine, pikërisht për shkak të viteve të tij të kaluara në mision në Peru.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se zgjedhja e një amerikani si Papë është një “nder i madh”.

Vëllezërit e Papa Leonit XIV zbuluan se kishin luajtur lojërat online “Wordle” dhe “Words with Friends” përpara konklavës për ta ndihmuar atë të relaksohej.

“Bëmë shaka, pamë filmin ‘Conclave’, madje bëmë shaka se ai do të bëhej Papa”, tha vëllai i Papës, Louis Prevost.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026