Eurostat: Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të qëndrueshme, por jo mirëqenia
Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë në Europë. Rreth 42 për qind e popullsisë, ose afro 1 milion qytetarë, përballen me një formë të rëndë përjashtimi social.
Në këtë renditje, pas Shqipërisë vijnë Rumania, Turqia dhe Bullgaria, ndërsa vende si Çekia, Sllovenia dhe Holanda raportojnë përqindjet më të ulëta të varfërisë me më pak se një të katërtën e popullsisë në vështirësi ekonomike.
Raporti mat varfërinë në bazë të disa treguesve kyç, si: vonesat në pagesat e qirasë apo kredive, pamundësia për të përballuar një shpenzim të papritur prej rreth 30 mijë lekësh, pamundësia për të kryer pushime vjetore, për të blerë ushqim bazik si mish një herë në ditë, për të ngrohur banesën gjatë dimrit, apo për të zëvendësuar mobiljet e vjetra.
Këta tregues rezultojnë ndjeshëm më të lartë për Shqipërinë edhe krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi përqindja e qytetarëve që përballen me kushte të vështira ekonomike qëndron nën 30 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta