Alibeaj e pranon: Rezultati im ishte dështim, duhet ruajtur fytyra
Enkelejd Alibeaj pranoi në një intervistë për Euronews Albania se rezultati që partia e themeluar prej tij Djathtas 1912 kishte marrë në zgjedhjet e 11 majit ishte dështim.
Sipas tij kontributi i koalicionit që drejtonte do ishte i suksesshëm nëse do arrinin në një situatë që Edi Rama të mos ishte kryeministër.
“Është e udhës që çdo politikan do të duhet të japë sinjale duke filluar nga vetja. Rezultati që kam marrë unë është dështim. Është e udhës që dhe në këtë situatë do të duhet ruajtur fytyrën, serioziteti emancipimi politik po të doni ju. unë nuk jam nga ata, s’më keni dëgjuar ndonjëherë gjatë fushatës që të bëja nga ato parashikimet, do marr 7, 17. Një gjë e kam thënë edhe në studion tuaj, që kontributi ynë edhe i imi do ishte i suksesshëm nëse do arrinim në një situatë që Edi Rama të mos ishte kryeministër”, tha Alibeaj.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet