EMRI/ Atentat me armë zjarri në Durrës, vritet 29-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Burimet thonë se ka qenë një atentat i organizuar ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja, i cili është qëlluar me armë zjarri në lagjen nr. 18 të qytetit.
Dyshohet se atentatorët kanë qenë të maskuar dhe pasi kanë vrarë të riun Dedja janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ndërsa 29-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Plumbat kanë rënë dhe te një qendër shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë
“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta


