Detaje të reja nga atentati në Durrës, viktima me precedent penal

20 Maj 2025 | 09:41

Pak pas mesnate, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve, i riu Dedja sapo kishte zbritur nga makina kur është qëlluar me breshëri plumbash nga një armë kallashnikov.

Ai dyshohet se ishte i përfshirë në rrjete të grupeve kriminale, ndërsa kishte dy precedentë të njohur penalë: i pari për një çështje trafiku droge drejt Kosovës në vitin 2015, dhe një tjetër në vitin 2017 për një plagosje në Shijak, ku akuzohej për përkrahje të autorit të krimit.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026