Gjendet një makinë e djegur e një armë, dyshohet se u përdorën te atentati në Durrës

20 Maj 2025 | 10:52

Një atentat tronditi gjatë mesnatës qytetin e Durrësit, ndërsa policia po vijon punën për mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorëve. Në kuadër të hetimeve, policia njofton se ka gjetur një automjet të djegur dhe një armë zjarri brenda tij, në fshatin Gërdec. Dyshohet se mjeti dhe arma janë përdorur nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Dedja u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të 20 majit, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit. Ekzistojnë dyshime se ai ishte pjesë e ndonjë rrjeti kriminal.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të kontrolleve dhe veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve,” thuhet në njoftimin zyrtar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026