Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërhiqen nga kontestimi i zgjedhjeve
Pas Etilda Gjonajt, edhe kandidati tjetër i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka tërhequr kërkesën e bërë më herët pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për marrjen e pamjeve filmike në lidhje me rezultatin zgjedhor.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se tërheqjet e kandidatëve socialistë nga kontestimet individuale mbi rezultatin e votës preferenciale vijnë pas mesazhit të drejtpërdrejtë të kryesocialistit Edi Rama drejtuar strukturave të partisë.
Në një komunikim të brendshëm, Rama ka shprehur pakënaqësinë e tij për iniciativat personale të disa kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim apo verifikim të pamjeve filmike, duke i cilësuar si të panevojshme dhe të dëmshme për imazhin e fitores së PS-së.
“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime e rinumërime e ku di unë për votën preferenciale! Kjo i bie që të hidhet hije mbi njerëzit tanë që kanë ndenjur pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh,” theksoi Rama në mesazhin e tij.
Ai shtoi se diferencat mes kandidatëve fitues dhe ndjekësve janë të mjaftueshme për të mos ngritur dyshime mbi procesin, duke kujtuar se nuk ka asnjë shans që devijimet të kenë qenë të tilla që të ndryshojnë rezultatin.
“Parafytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do i hyjë kësaj rrugë, duke ushqyer qenërinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mos pjellë dot as një mi!”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)