Britania, Franca dhe Kanadaja, mesazh Netanyahut: Ndalo ofensivën në Gaza
Tre vende aleate të Izraelit, Britania, Franca dhe Kanadaja kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku kritikojnë zgjerimin e aksionit ushtarak të shtetit hebre në Rripin e Gazës.
Deklarata ka ardhur pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të marrë tërësisht nën kontroll enklavën palestineze, gjë të cilën aleatët e tij e cilësuan si “skandaloze”.
Kushtet në Gaza janë të patolerueshme, kanë deklaruar tre vendet, të cilat i kanë bërë thirrje liderit izraelit që të lejojë menjëherë aksesin e ndihmave humanitare në Gaza.
Që prej 2 marsit në Gaza nuk ka hyrë asnjë ndihmë dhe sipas grupeve humanitare, situata është shumë e rëndë.
Të dielën, Natanyahu tha se shteti hebre do të lejonte një “sasi bazike ushqimi” që të hynte në Gaza, pas bllokimit thuajse 3-mujor.
Anëtarët ekstremistë të kabinetit të tij kritikuan vendimin, për të cilin kreu i qeverisë tha se ishte influencuar nga presioni ndërkombëtar.
“Kjo është tërësisht e papërshtatshme. Mohimi i ndihmave dhe asistencës humanitare për popullsinë civile është i papranueshëm dhe rrezikon të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar”, kanë deklaruar tre vendet.
Tre qeveritë aleate kanë kërcënuar gjithashtu me “veprime konkrete”, që përfshijnë sanksione të caktuara, nëse Izraeli nuk i jep fund ofensivës së tij dhe lejon hyrjen tërësore të ndihmave në Gaza.
Por duke reaguar, Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë luftën derisa të arrihet fitorja totale. “Liderët në Londër, Otaua dhe Paris po i japin një çmim madhor sulmit gjenocidial të 7 tetorit ndaj Izraelit”, ka thënë ai.
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh