3 të vdekur dhe 2 të zhdukur nga stuhia në Francën juglindore
Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur në stuhitë që goditën sot departamentin Var në Francën juglindore, thanë zyrtarët.
Stuhia goditi më rëndë qytetet Lavandou, Bormes-les-Minos dhe Cavalier, raporton faqja e internetit Franceblue.
Tre persona humbën jetën në Lavandou dhe Vidobane, njoftoi xhandarmëria, sipas stacionit televiziv BfmTV.
Stuhia nuk zgjati, por ishte jashtëzakonisht e fortë dhe në Var është në fuqi një alarm portokalli për motin.
Raportohet se brenda një mëngjesi, ra sasia e shiut që bie në tre ose katër muaj.
Lumi Mol doli nga shtrati pas reshjeve të dendura të shiut dhe niveli i tij u rrit më shumë se 11 metra vetëm në dy orë.
Rreth 200 zjarrfikës janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe evakuimin e popullsisë së rrezikuar. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë arritur të transferojnë 50 persona në vende të sigurta deri më tani, tha prefekti i departamentit Var, Philippe Mae.
Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim
- 12:03 Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit
- 11:59 Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës