PD zbulon emrat e kallëzuar në SPAK për shit-blerjen e votës
Partia Demokratike, përmes deputetit të zgjedhur, Belind Këlliçi ka njoftuar dorëzimin e një tjetër padie në SPAK ku pretendohet se individë të caktuar kanë kryer krime zgjedhore për llogari të Partisë Socialiste.
Sipas Këlliçit, skema e denoncuar është vënë në jetë në njësinë numër 8 në Tiranë, ndërsa deputeti i zgjedhur ka bërë thirrje që SPAK të reagojë pasi kallëzimi është referuar 3 javë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike bëri të ditur dhe emrat e personave të denoncuar dhe janë përmendur akuza si “korrupsion aktiv në zgjedhje”, Korrupsion pasiv në zgjedhje”, “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrje ose përdorim të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit”.
“Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve”, deklaroi Belind Këlliçi.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut