Kina e shqetësuar për sigurinë e diplomatëve pas të shtënave në Bregun Perëndimor
Kina ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim ndaj veprimeve që kërcënojnë sigurinë e personelit diplomatik, pas raportimeve se ushtarët izraelitë hapën zjarr pranë një delegacioni diplomatik në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Kina gjithashtu u bëri thirrje palëve përkatëse, veçanërisht Izraelit, të mos ndërmarrin “lëvizje përshkallëzuese”, tha zëdhënësi Mao Ning në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi se Kina po e ndjek “nga afër” rastin. Dje, Autoriteti Palestinez akuzoi forcat izraelite për hapjen e zjarrit pranë një delegacioni diplomatësh nga më shumë se 30 vende dhe një grupi gazetarësh që po vizitonin qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor, dhe u bëri thirrje këtyre vendeve dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë me vendosmëri ndaj incidentit.
Ministria palestineze e Punëve të Jashtme e dënoi këtë akt, duke e quajtur atë një krim të shëmtuar nga forcat pushtuese izraelite, të cilat i akuzoi për të shtëna të qëllimshme ndaj një delegacioni që ishte në një mision zyrtar për të vëzhguar situatën në Jenin, raportoi Kadenaser.
Ministria publikoi një video që tregon disa ushtarë që hapin zjarr pranë një grupi diplomatësh dhe gazetarësh, pranë një pike kontrolli.
Siç u tha nga Ministria Palestineze, ky incident përfaqëson një shkelje serioze dhe flagrante të ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve themelore të marrëdhënieve diplomatike të përfshira në Konventën e Vjenës, pasi përfaqësuesit diplomatikë duhet të gëzojnë mbrojtje dhe imunitet të plotë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta