Berisha: Materiale zgjedhore dhe para u gjetën në një kafe në Pekisht, u blenë vota
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të enjte në një konferencë me gazetarët, ku pasqyroi ato që ai i cilëson si provat për manipulimin e zgjedhjeve.
Sipas Berishës në një bar-kafe në fshatin Pekisht të Elbasanit janë gjetur materiale zgjedhore, lista votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash, për të cilat ai pretendon se janë përdorur për blerje votash.
Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e së mërkurës deputetit të zgjedhur të Elbasanit, Blendi Himçi, i cili mëngjesin e sotëm ka shkuar në ambientet e lokalit në pronësi të kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, dhe ka dokumentuar praninë e fletëve të votimit dhe elementëve të tjerë që, sipas tij, tregojnë për një tentativë manipulimi të votës.
“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty,” tha Berisha, duke përdorur një shprehje tashmë të njohur për të përshkruar praktikat e dyshuara të manipulimit të zgjedhjeve përmes skemave të organizuara.
Ai shtoi se ngjarja e Pekishtit është e ngjashme me episode të mëparshme të denoncuara nga opozita në zona si Kashari dhe Astiri, ku janë raportuar të ashtuquajturat “qendra alternative votimi”, pranë KZAZ-ve.
Sipas Berishës, materiali i gjetur përfshin fletë votimi me vula, lista votuesish dhe një sasi të konsiderueshme eurosh dhe kartash identiteti.
Fotot e shpërndara nga PD:
Si funksionon “treni bullgar” që përmedni kreu i opozitës:
- Fleta e votimit del jashtë qendrës së votimit – Dikujt i jepet një fletë votimi e plotësuar më parë nga persona që organizojnë manipulimin.
- Personi voton me fletën e plotësuar – Ai e fut fletën e plotësuar në kuti dhe e merr fletën e tij të bardhë nga komisioni pa e përdorur.
- Fleta e bardhë kthehet jashtë – Kjo fletë kthehet te organizatorët, të cilët e plotësojnë për kandidatin që duan dhe ia japin personit tjetër për të votuar.
- Procesi vazhdon si një “zinxhir” – Duke vazhduar me radhë, çdo votues fut në kuti një fletë të plotësuar më parë dhe nxjerr një të bardhë për t’ia dhënë tjetrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta


