Dibra marshon kundër shpejtësisë vdekjeprurëse: Masa ndaj drejtuesve të rrezikshëm

22 Maj 2025 | 16:54

Në Dibër është zhvilluar një marsh sensibilizues me moton “Qyteti nuk është pistë garash”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve për të ulur shpejtësinë në zonat urbane.

Nisma erdhi pas një aksidenti tragjik të ndodhur pak javë më parë në qytetin e Peshkopisë, ku humbi jetën një oficer policie, i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa po ecte mbi trotuar.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në marshim, duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe kundër shpejtësisë së tepruar dhe në mbështetje të sigurisë rrugore.

Ata kërkuan masa më të forta ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat dhe i kthejnë rrugët e qytetit në pista garash.

Ermal Lushi, organizator i marshimit, theksoi se ky reagim është i nevojshëm pasi sensibilizimi nuk po mjafton më për një pjesë të drejtuesve të mjeteve.

“Jemi një shoqëri që nuk reagon derisa makina të na vijë te këmbët. Ne do ta ndjekim më tej këtë problem dhe nëse nuk ka rezultat, thirrja do të përsëritet. Sensibilizimi ka kufijtë e vet, por për disa drejtues mjetesh nuk bën punë. Kjo është arsyeja pse i drejtohemi edhe policisë për të marrë përgjegjësi ndaj atyre që bëjnë gara në rrugët e qytetit,” – u shpreh Lushi.

Ndërsa një qytetare pjesëmarrëse në marshim u shpreh:

“Mendoj që është momenti që të gjithë si shoqëri të sensibilizohemi. Shpejtësia është kthyer në problem të përditshëm, ndërsa numri i makinave është rritur ndjeshëm. Kjo është një këmbanë alarmi jo vetëm për qytetarët, por edhe për institucionet që duhet të mbrojnë jetën e qytetarëve dhe fëmijëve tanë.”

Sipas të dhënave të INSTAT, në qarkun e Dibrës gjatë vitit 2024 janë regjistruar 39 aksidente rrugore, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 26 aksidente.

Ndërkohë, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në të gjithë vendin janë regjistruar 301 aksidente, ku kanë humbur jetën 52 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026