“Çojmë marinar në Ekuador”Dosja: Si Altin Morina stërviste RENEA-n e merrej me drogë

23 Maj 2025 | 12:38

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë dalë transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC, që tregojnë lidhjet e ish-policit Altin Morina me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas hetimeve, ndërkohë që Morina stërviste forcat elitare RENEA në Shqipëri, ai ishte aktiv në trafikun e kokainës në Europë dhe deri në Ekuador. Në mesazhet e koduara, Morina komunikon me një person të quajtur Ekil Ndërjaku për të organizuar transportin e drogës.

Në bisedat e zbuluara, Morina i raporton Ndërjakut për sasitë e drogës në dispozicion, duke përmendur kokainë që vinte nga Ekuadori dhe që duhej transportuar drejt Spanjës, Gjermanisë dhe Holandës. Ai kërkon ndihmë për sigurimin e marinarëve dhe kontakteve të besueshme për të kryer dërgesat e paligjshme.

“1 UNICQ – “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska …e lan mallin ky shok … ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)… me e pa mallin shok po me thot …co ndonjë shok po desh me e pa… do tak ne shok se po vij për durres…

1UN9CQ–fola pak me një shok në giermani ka bërë një dalje … edhe mund tënnisem unë andej … kemi rob ta heqi aty? … hamburg ose frankfurt? …SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher … Qe tfolim me ropt…”.

Në një mesazh të 29 dhjetorit 2020, Morina tregon për një anije të gatshme për transport në Spanjë dhe kërkon marinarë për operacionin që përfshinte një njohur të tij në Ekuador.

IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador … qe kishte hipje dhe dalje andej…ne spanje …e ta hedhi ne det …por i duhet nje marinar…

5PNNS…- Marinar
ku atje ne ekuador…

1UN9CQ-ne spanje…

5PNNS9 —Shok folim Nga afer….

Më 8 shkurt 2021, Morina komunikon për sasinë e kërkuar të kokainës në Holandë, duke treguar që grupi kishte një “ortak” që kërkonte 20 pako kokainë.

1UN9CQ-ne hollande kemi nai shok … qe ka te bardhe… se do ortaku im 20 buk…

5PNNS9–Me tbardh…

1UN9CQ — te bardhe…

SPNNS9—-Se di sjam ngatrru mo ….Se di shok …Po do pys.

Gjithashtu, Morina raporton në biseda të tjera se ndodhej në Tiranë për të mbledhur borxhet për grupin kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026