Qëlloi mjeken me pistoletë me gogla, policia kap pas ndjekjes 42-vjeçarin në Tiranë

23 Maj 2025 | 12:08

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e paradites së kësaj të premte, ku makina të shumta policie u vunë në ndjekje të një makine tip Range Rover në kryeqytet.

Pas një ndjekjeje me shpejtësi në rrugë, ku shoferi i Range Rover-it, një 42-vjeçar, përplasi edhe makinat e policisë, nga ku mbetën të lënduar dy policë të Rrugores, u bë e mundur ndalimi i këtij personi.

Sipas policisë, 42-vjeçari i dyshuar me probleme të shëndetit mendor kishte qenë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, nga ku kishte nxjerrë një pistoletë lodër me gogla dhe kishte qëlluar një mjeke në gjymtyrët e poshtme.

Pasi ka kryer këtë veprim, ai ka hipur në një makinë Range Rover dhe është larguar.

Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij, ku gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte tre automjete policie.

Nga përplasjet u dëmtuan lehtë dy punonjës policie të qarkullimit rrugor të Tiranës.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe është largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026