Në ndjekje nga efektivët, pamjet kur 42-vjeçari me Range përplas makinat e policisë

23 Maj 2025 | 13:56

Euronews Albania siguron pamjet e ngjarjes së paradites së kësaj të premte, ku makina të shumta policie u vunë në ndjekje të një makine tip Range Rover në kryeqytet ndërsa pas përfundimit të kësaj situate kaotike u sqaruan dhe rrethanat e ngjarjes.

Shoferi i Range Rover-it, një 42-vjeçar i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, përplasi edhe makinat e policisë, nga ku mbetën të lënduar dy policë të Rrugores.

Sipas policisë, 42-vjeçari kishte qenë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, nga ku kishte nxjerrë një pistoletë lodër me gogla dhe kishte qëlluar një mjeke në gjymtyrët e poshtme.

Më pas u njoftuan forcat e policisë, të cilat u vunë në ndjekje, ndërsa ai largohej me shpejtësi, duke shkaktuar panik te qytetarët e zonës.

Pas disa minutash ndjekje efektivët arritën ta neutralizonin 42-vjeçarin dhe e shoqëruan në Komisariat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026