Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, si u kap rastësisht shqiptari i dyshuar si autor

23 Maj 2025 | 08:01

Policia greke ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj i cili u gjet i pajetë të enjten pranë një vreshti në zonën e Rafinës në Athinë.

Sipas mediave greke, autori i dyshuar është një burrë 46-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i fshehur në një shtëpi në Glyka Nera ndërsa policia ende nuk e ka bërë publik emrin e tij zyrtarisht.

Si u arrestua i dyshuari për vrasjen?

Sipas informacioneve të publikuara nga ERT, duket se arrestimi i 46-vjeçarit të dyshuar për vrasjen ka ndodhur në mënyrë të rastësishme pas një shqetësimi të ngritur nga pronari i apartamentit ku ai qëndronte.

Pronari kishte trokitur disa herë në derë, por nuk mori asnjë përgjigje. Gruaja e tij, e shqetësuar se mund të kishte ndodhur diçka e rëndë, u përpoq të hapte derën, por pa sukses.

Duke dyshuar për një emergjencë, ata njoftuan menjëherë Policinë.

Pasi mbërritën në vendngjarje, oficerët qëndruan duke rënë zilen për rreth 20 minuta, derisa më në fund i dyshuari hapi derën, në një gjendje të dukshme të ndikimit nga droga.

Oficerët e njohën menjëherë nga fotografia që kishin në dispozicion dhe e prangosën në vend.

Policia po ashtu ka gjetur makinën ku dyshohet se ndodhi krimi, ndërsa aty kishte ende gjurmë gjaku dhe një gëzhojë arme zjarri.

Hetimet zbulojnë se ngjarja ka nisur të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës njoftoi autoritetet se 41-vjeçari e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se ishte qëlluar në fytyrë nga një person i caktuar, duke i kërkuar të përpiqej ta gjente.

Mësohet se autori i dyshuar, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën në mbrëmje në Artemidë.

Ata hipën në një makinë, të drejtuar nga autori i krimit, dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Atje, autori nxori armën dhe qëlloi viktimën në faqe.

Pasi u qëllua, 41-vjeçari arriti të largohej në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe të telefononte gruan për t’i thënë se ishte plagosur me armë zjarri, por më pas ndërroi jetë.

Burime policore bëjnë të ditur se si viktima, ashtu edhe autori i dyshuar kanë pasur probleme me drejtësinë për çështje droge ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026