Komuniteti LGBTIQ+ marshon në Tiranë, u bashkohet dhe ambasadori i BE

24 Maj 2025 | 13:42

Komuniteti LGBTIQ+ në Shqipëri organizoi këtë të shtunë në Tiranë edicionin e radhës të “Paradës së Krenarisë”, një aktivitet tashmë tradicional që zhvillohet çdo vit në mbështetje të të drejtave dhe barazisë për personat LGBTIQ+.

Marshimi u zhvillua përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nën moton “Liri, Barazi, Siguri”, me pjesëmarrjen e dhjetëra aktivistëve, qytetarëve dhe mbështetësve të komunitetit.

Ata mbanin pankarta në duar me mesazhe si: “Mos lufto dashninë, lufto sistemin”, “Ne jemi familje” dhe “Kafshatë që s’kapërdihet është homofobia”.

Të pranishëm në marshim ishin edhe figura të rëndësishme institucionale dhe diplomatike, përfshirë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Gonzato theksoi se prania e tij ishte angazhim institucional në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+:

“Nuk jam këtu në cilësinë personale, edhe pse unë kam një histori timen. Por jam këtu si përfaqësues i Bashkimit Evropian. Ky komunitet nuk kërkon dhembshuri, por respekt, dhe ne jemi këtu për ta mbështetur.”

Ai vlerësoi përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Komunitetit LGBT, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes ligjore dhe qasjes së barabartë në shërbime si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026