“Zullulandia”, shfaqja mbi motivet e Konicës ngjitet në Teatrin Eksperimental
“Zullulandia”, vepra e njohur e Faik Konicës ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental nën dramatizimin, përshtatjen e regjinë e Endri Çelës.
Kjo shfaqje është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë ndërsa përcillen dhe mesazhe të forta.
Vepra flet për Zullulandian, një vend në Afrikën juglindore, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa. Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen.
Ky fodull vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, dhe i vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu, i cili duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë për talljet e Europës mbi Zullulandian.
“Sa e lexova këtë inskenim të veprës së Konicës krijova përshtypje shumë të këndshme për atë çfarë do të luhet sonte në premierë. E kam pranuar me gëzim rolin e Plugut, që personifikon vetë Faik Konicën, i cili i shikon të gjitha gjërat, zhvillimet në Zullulandia, që është vetë Shqipëria, që në atë kohë ishim në përpjektë tona për t’u bërë shtet”, thotë Sokol Angjeli.
Në pamje të parë, ngjarjet vendosen në Afrikë dhe mes personazheve, kemi edhe një politikan, rol të cilin në këtë shfaqje e merr aktori Neritan Liçaj, i cili thotë se tema lidhet me aktualitetin sot.
“Kemi akoma problematika kombëtare të cilat duhet t’i zgjidhim. Nëse nuk i themi në skenë, në art, atëherë çfarë kuptimi ka? Roli im është shumë i bukur. Është një nga këta politikanët pragmatikë, gjysmë injorant shqiptar, të cilët vazhdojnë me populizmin e tyre idiot ta lënë këtë komb siç ka qenë dhe mos të kthejnë sytë te progresi”, tregon Liçaj.
Kjo vepër sa dramatike, aq bashkëkohore sillet me nota humori dhe ngjit në skenë edhe aktorët Brendi Bega, Katerina Fili e Anxhelo Dauti.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta