Dy grupe anarkiste marrin përgjegjësinë për ndërprerjen e energjisë në Francë

26 Maj 2025 | 15:57

Një zjarr shpërtheu të shtunën në mbrëmje në një transformator në perëndim të Nicës shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike për më shumë se 160,000 në jug të vendit.

Dy grupe anarkiste në Francë kanë marrë përgjegjësinë për këtë ndërprerje e cila shkaktoi probleme në shërbime jetësore si semaforët dhe bankomatet.

Zyrtarët lokalë dyshojnë se shkaku ishte një sulm i qëllimshëm me zjarrvënie. Dy grupe të vetëshpallura si “banda anarkistësh” pretenduan se qëndrojnë pas sulmit.

Sipas mediave, grupet publikuan një letër anonime të dielën, ku thuhej: “Qëllimi i veprimit nuk ishte vetëm të prishnim festivalin, por edhe të ndërprisnim furnizimin me energji për të gjitha institucionet industriale.”

Megjithatë, ato nuk shpjeguan arsyet përse kishin shënjestruar Festivalin e Filmit apo vendet industriale.

Zyra e prokurorit publik bëri të ditur se zjarri shpërtheu në një transformator në lagjen Moulins, në perëndim të Nicës.

Kryebashkiaku Christian Estrosi deklaroi se zjarri ishte i qëllimshëm dhe i dënoi ashpër këto “akte dashakeqe që dëmtojnë vendin tonë”, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter).

Ai shtoi se qyteti do të rrisë masat e sigurisë rreth infrastrukturës elektrike dhe se do të paraqitet një ankesë zyrtare pas incidentit.

Furnizimi me energji u rikthye rreth orës 6 të mëngjesit të së dielës. Edhe qytetet fqinje, Saint-Laurent-du-Var dhe Cagnes-sur-Mer, u prekën nga ndërprerja.

Incidenti pasoi një tjetër ndërprerje të madhe që kishte goditur Kanën dhe zonën përreth një ditë më parë, duke lënë gati 160,000 shtëpi pa energji.

Një nënstacion me tension të lartë u përfshi nga flakët në departamentin Var, ndërsa një shtyllë elektrike ishte prerë me sharrë në Alpes-Maritimes.

Pavarësisht ndërprerjes, Festivali i Filmit në Kanë vazhdoi sipas planit në ditën e tij të fundit, falë furnizimit alternativ me energji.

Rrjeti elektrik u stabilizua plotësisht deri në fund të pasdites.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026