Sulmohet me armë në Zubin Potok grupi i alpinistëve nga Kosova, reagon Vjosa Osmani
Një grup prej 50 personash ka qenë duke bërë ngjitje në malet mbi liqenin e Ujmanit, në zonën e Zubin Potokut e populluar me shumicë serbe, kur dy persona kanë qëlluar me armë zjarri.
Sipas organizatorëve, paraprakisht policia ka qenë e njoftuar për ecjen, por gjatë rrugës ata kanë hasur në dy persona që kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.
Pas incidentit grupi ka ndërruar destinacionin e ecjes, ndërsa rastin e kanë denoncuar edhe në polici. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka të lënduar
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani e cila ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin sa më parë ngjarjen që sipas saj synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.
“Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.
Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë”, shkruan Vjosa Osmani në Facebook.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta