Thellohet kriza politike në Kosovë, dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit
Përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi sërish pa sukses. Koalicioni i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për formimin e Komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Në seancën e mbajtur sot, në sallën plenare ishin të pranishëm 109 deputetë. Pro formimit të komisionit votuan 54 deputetë, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Megjithatë, mungesa e shumicës së thjeshtë prej 61 votash bëri që procesi të ndërpritet sërish.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se ajo do të rifillojë më 29 maj, në orën 11:00.
“54 deputetë kanë dhënë votën për, kundër ka qenë një, abstenim nuk ka. Ndërpritet seanca, me 29 maj shihemi në orën 11:00”, deklaroi ai.
Koalicioni qeverisës ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, por kandidatura e saj nuk është pranuar nga partitë opozitare, të cilat e konsiderojnë atë si një emër jo unifikues dhe të papranueshëm.
Bllokada në Kuvend zgjat tashmë për më shumë se një muaj, që prej 15 prillit, kur deputetët dhanë betimin. Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura, palët politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për të përmbyllur konstituimin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet