Osmani takoi Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

16 Maj 2025 | 16:26

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte këtë të premte e pranishme në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Tiranë ku ndër të tjerat ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani me anë të një postimi në Facebook ku është shrehur se duke qenë se javën e ardhshme kur Kallas të vizitojë Kosovën, presidentja Osmani do jetë jashtë vendit, vizitën e mbajtën në Tiranë.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë.

Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026