“Banda diktuan rezultatin”- Berisha: Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të martë, ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë dhe procesit zgjedhor, të cilin e cilëson si një “masakër elektorale”. Ai u ndal veçanërisht tek situata në bashkinë e Vorës, duke hedhur akuza të forta për përfshirje të personave me precedentë penalë dhe përdorim të bandave për të ndikuar në votim.
Sipas Berishës, një grup i identifikuar prej tij si “banda e Xhabaftëve” ka vepruar me akreditime false në qendrat e votimit në Vorë, duke mbledhur vota në favor të ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhja.
“Xhabaftët me akreditime false në qendrat e votimit në Vorë. Janë një bandë, tre-katër janë Xhabaftë, me të tjerë rreth tyre. Albana Vokshi po mbron qytetarët nga një bandë e rrezikshme. Ai ka votuar, por nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve”, deklaroi Berisha.
Ai përmendi edhe raste të tjera që, sipas tij, përbëjnë prova për manipulim zgjedhor, përfshirë dërgimin e grupeve të armatosura pranë qendrave të votimit në Lushnje, si dhe përfshirjen e individëve të shpallur në kërkim për të ndihmuar kandidatët e Partisë Socialiste.
“Mercenarë nga veriu apo Kosova janë vendosur pranë qendrave të votimit. Emra si Julian Sula apo Arben Qimja janë përdorur në mënyrë aktive për të ushtruar presion dhe ndikuar rezultatin. Belinda Balluku e ka shpallur në kërkim Qimjen, vetëm që ta detyrojë të punojë për kandidatët e PS-së”, shtoi ai.
Kreu i opozitës përsëriti kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Ka vetëm një rrugë: largimi i Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritja e zgjedhjeve. Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri”, theksoi Berisha.
Duke iu referuar raportit të pritshëm të vëzhguesve ndërkombëtarë, ai tha se qeveria po përpiqet të ndikojë mbi përmbajtjen e tij përmes lobimeve dhe presioneve diplomatike.
“Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse. Edhe pse Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme dhe po bën telefonata të pafundme për ta ndryshuar atë, nuk do t’ia dalë. Mijëra shqiptarë që e shohin Ramën si armikun e votës së lirë, nuk do ta falin këtë farsë elektorale,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit