Shqipëria përkujton sot Ditën e Drejtësisë, ende sfidë rritja e besimit të qytetarëve tek sistemi

10 Maj 2021 | 09:25

Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. Në këtë kanun, ashtu si dhe në disa akte të tjera, qeveria vendosi rregullat e para të shtetit shqiptar për organizimin e sistemit gjyqësor, prandaj kjo datë përkujtohet si Dita Kombëtare e Drejtësisë.

Ndonëse vit pas viti janë bërë përpjekje të vazhdueshme për drejtësi dhe shtetin e së drejtës, ende ka një mosbesim të madh nga qytetarët tek drejtësia.

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes në barometrin e fundit të publikuar që analizon besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit gjate vitit 2020, vëren një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK.

Për 2020 ka një rënie të konsiderueshme të përqindjes së qytetarëve, që mendojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të forcohet me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe se efektiviteti i gjykatave do të rritet pas reformës në drejtësi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026