120 karrige të zbrazëta para Kuvendit të Kosovës, protestë kundër bllokimit politik

27 Maj 2025 | 13:43

Bllokimi në Kuvendin e Kosovës ka nxitur reagimin e organizatave joqeveritare. Ata sot para Kuvendit të Kosovës kanë vendosur karrige, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj bllokimit të procesit.

“Politikanëve iu ka ndalë ora, kuvendi është jofunksional ju lutemi provoni më vonë, ky nuk është serial është shteti ynë, cirku i demokracisë”. Këto ishin disa nga thëniet që organizatat kishin vendosur në karriget.

E në karrigen e kryesuesit ata kishin vendosur një letër ku shkruante “boll”!

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se kjo është paradoksale dhe tejet shqetësuese.

Ndërsa, Rrezarta Krasniqi u bën thirrje të gjitha partive politike që të kenë një dialog të përbashkët për të dalur nga ky ngërç politik.

Krasniqi paralajmëroi edhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë më të mëdha se ky i sotshmi. Ata gjithashtu kishin vendosur disa ora të vogla afër karrigeve si simbol i kohës, e cila po ikën që nga 9 shkurti kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026