Vdekja e punonjësit në minierën e Katjelit në Prrenjas, tre të proceduar

27 Maj 2025 | 15:39

Një incident i rëndë në punë ndodhi të hënën në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku një punëtor 57-vjeçar gjeti vdekjen.

Në lidhje me këtë, ka reaguar përsëri këtë të martë policia, e cila njofton se ka proceduar tre persona për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas policisë, janë referuar materialet në Prokurori për administratorin e minierës, 56-vjeçarin G. B., drejtuesin teknik 62-vjeçarin H. K., si dhe përgjegjësin e turnit 62-vjeçarin G. K.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali dhe, për pasojë, ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit, shtetasin G. K., 62 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Librazhdit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026