Aksident në Prrenjas, furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin

5 Dhjetor 2024 | 11:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, ku një furgon i policisë së burgjeve, që transportonte punonjës drejt burgut të Pojskës, është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të lagështirës në rrugë. Dëmtime ka pësuar vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve, ndërsa të tjerët që ndodheshin në furgon kanë shpëtuar pa dëmtime.

Policia dhe grupi heimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026