Humbet jetën 61-vjeçari, u aksidentua në pikën e përpunimit të inerteve

23 Nëntor 2024 | 10:29

Një 61-vjeçar i identifikuarr, si Fatmir Haxhiu, ka humbur jetën pranë një pike të përpunimit të inerteve në fshatin Skuraj.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e premte, teksa viktima është rrëzuar në pjesët e lavatriçes për përpunimin e inerteve, duke pësuar plagë të rënda.

Pas aksidentit, ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por, fatkeqësisht, nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e pikës së përpunimit të inerteve në Lumin Mat dhe po hetohen shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë, aktiviteti i kësaj lavatriçeje për përpunimin e inerteve është bllokuar nga autoritetet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026